Fule Plotesoni 12 rekomandimet

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, Komisioneri Stefan Fule renditi në një komunikatë për shtyp mesazhet kryesore të përcjella gjatë drekës së punës që zhvilluan në Bruksel.
Fule ka lavdëruar fillimisht hapat pozitive të muajve të fundit, për përforcimin e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës në kuadër të reformave institucionale.
“Një dialog konstruktiv politik do të garantojë që Shqipëria po jep rezultate konkrete në zbatimin e marrëveshjes politike të nëntorit të kaluar, veçanërisht në lidhje me reformën zgjedhore dhe reformën për regulloren e paralamentit. Shqipëria duhet të vijojë progresin në përmbushjen e 12 kritereve, me theks të veçantë në krijimin e provave të besueshme IntegrimiShqipëria, sherrnaja vazhdon... Kukan: Koha po fluturonIntegrimi, debat PD-PS në fushat e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit”, nënvizon Komisioneri në një komunikatë për shtyp.
Pasi përsërit se vendi gëzon angazhimin dhe mbështetjen e plotë të Komisionit, Fule fton Shqipërinë të përqëndrohet tek reformat gjithëpërfshirëse, të nevojshme për integrimin.
“Dua ta theksoj sërish, se që vendi të shënojë sukses në axhendën europiane, është e rëndësishme që kjo të kthehet në një axhendë kombëtare, për qeverinë, për opozitën dhe për shoqërinë civile. Një process me të vërtetë gjithpërfshirës është kyç për suksesin e Shqipërisë në përpjekjet e saj për reforma”, përfundon Komisioneri.