E Diel, 1 Nëntor 2026

Fule: Propozim për vizat nga KE, do të sjellë Shqipërinë dhe Bosnjën më pranë BE

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë në Komisionin Evropian, Stefan Fule, vlerësoi se propozimi i KE-së për Shqipërinë dhe Bosnjën, është me rëndësi të madhe, pasi i sjell këto vende më pranë Bashkimit Evropian. “Ky propozim për udhëtim pa viza është me rëndësi të madhe për shtetasit e vendeve në fjalë, pasi do t'i sjellë ata më pranë BE-së”, tha Fule Sipas tij, regjimi pa viza do të ndihmojë për ta bërë perspektivën evropiane më të prekshme. Nga ana tjetër, ai shprehu po aq besim sa komisionerja Malstrom se autoritetet përkatëse kombëtare në Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë së shpejti do të mund të plotësojnë kërkesat e mbetura dhe do të vazhdojnë të garantojnë rezultate të qëndrueshme në zbatimin e udhërrëfyesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›