E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule takon kreret e Ballkanit shmang Berishen

Axhenda Kryeministri vizite ne Bruksel. Komisioneri i BE-se audience me Jeremicin dhe Gruevskin

Kryeministri Sali Berisha ndonese ishte dje ne Bruksel per te qene pjese e samitit qe po zhvillojne Partite Popullore Europiane nuk ishte pjese e takimeve qe komisioneri per Zgjerim Stefan Fule mori dje me perfaqesues te Ballkanit. Sipas korrespondentes se Top Channel ne Bruksel komisioneri per Zgjerim Stefan Fule zhvilloi dje takime me Kryeministrin e sapozgjedhur te Maqedonise Nikol Gruevski dhe me ministrin e Jashtem te Serbise Vuk Jeremic te cilet gjithashtu ishin dje ne Bruksel per te marre pjese ne Samitin e PPE-ve. Ne keto takime Fule ka folur per procesin e integrimit dhe per sfidat qe i presin keto vende per te kaluar ne nje faze me te afert ne kete proces. Nga ana e tij dje Berisha ka marre pjese ne Forumin e Kras Montanes per Azerbajxhanin. Ne fjalen e tij perpara anetareve te forumit Berisha ftoi te gjithe investitoret te kishin si destinacionin e tyre edhe Shqiperine. Sipas Berishes Shqiperia synon te kthehet ne nje fuqi te energjise se gjelber ne rajon dhe per kete arsye cdokush eshte i lire te investoje ne kete sektor te rendesishem. Ne kete kuader Berisha deklaroi se pozicioni i saj gjeografik e ben vendin te pershtatshem per tu shnderruar ne nje qender te madhe te prodhimit e shperndarjes se energjise. Ne kete kuader Berisha theksoi se po punohej ngushte me qeverine e Katarit ne menyre qe Shqiperia te behet nje qender e madhe e shperndarjes se energjise ne rajon. Berisha deklaroi se Shqiperia ka platforma ere te cilat kane terhequr interesin gjithmone e ne rritje te investitoreve te huaj. Nga ana tjeter Berisha zhvilloi edhe nje takim me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Ne kete takim Berisha theksoi nevojen e forcimit te metejshem te marredhenieve ne te gjitha fushat me interes reciprok. Kryeministri u shpreh se investimet azere jane mirepritura dhe nenvizoi sektoret qe jane me interes per keto investime si energjetika turizmi etj.

Presidenti Aliyev gjithashtu shprehu interesin per te eksploruar fushat me interes per investimet e Azerbajxhanit ne Shqiperi dhe shprehu gatishmerine per te derguar nje mision te posacem per kete qellim. Ne takim u diskutua edhe per zhvillimet ne lidhje me gazsjellesin Trans-Adriatik ku te dyja palet mbeshteten zhvillimin e ketij projekti si nje projekt me interes jo vetem reciprok por edhe nderkombetar. Kryeministri Berisha e ftoi Presidentin Aliyev te vizitoje Shqiperine ftese qe u prit me kenaqesi nga Presidenti Aliyev i cili nga ana e tij ftoi Kryeministrin Berisha ne Azerbajxhan. Sot Berisha pritet te zhvilloje takime te tjera te rendesishme ne Bruksel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›