E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ mbyll procesin Basha 95 vota para

Ristani nuk tregon per mbledhjen e radhes. Gjoncaj Kerkojme materialet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbyll procesin e vleresimit te votave te konstestuara per Bashkine e Tiranes. Pas gjashte ditesh vleresimi te 1797 kutive nga 368 Qendra Votimi KQZ-ja nxori rezultatin me 256 vota per kandidatin Lulzim Basha dhe 242 vota per kandidatin Edi Rama. Diferenca per keto kuti ishte 14 vota. Me diferencen prej 81 votash te rezultuar ne numerimin e 117 kutive ne total Basha rezulton me 95 vota para ndaj rivalit socialist Edi Rama. Gjithsej per dy kandidatet e partive te medha PS dhe PD u gjeten 498 flete votimi te gjendura ne 1797 kuti. Ne llogaritjen e 117 kutive te tjera te votimit kandidati demokrat shkon ne 95 vota para atij socialist. Ne oren 11.00 KQZ-ja nisi shqyrtimin e kutive per KZAZ-ne e fundit nr. 55 ate te njesise bashkiake nr. 11. Edhe ne mbledhjen e djeshme nuk munguan debatet mes perfaqesuesve te partive politike te KQZ. Shkak eshte bere mungesa e zarfeve per te 3 kandidatet ne gare per Bashkine e Tiranes ne kutine e qendres 2424/1. Vezhguesit konstatuan se ne te ndodhej vetem nje zarf dhe jo tre te tille. Perfaqesuesi i PS-se Eridian Salianji kerkoi hetim te rastit sic hetohet ne rastet kur jane kutite e thyera. Ristani u pergjigj se ne jemi ne zbatim te nje vendimi gjyqesor me objekt te percaktuar dhe merremi me ate pune qe kemi detyrim. I gjithe procesi zgjati rreth dy ore ne oren 1330 i gjithe procesi i tejzgjatur gjashteditor u mbyll. Ne KZAZ 11 kandidati Basha 43 vota dhe Rama 24 vota. Nje vote ishte per kandidatin komunist Hysni Milloshi. Nuk ka pasur debate te medha ndersa e gjithe administrata mezi priste qe te niste ti jepej fund ketij procesi qe zgjati prej 6 ditesh. Anetaret e KQZ-se kane qene me pak te angazhuar ne kete proces duke bere te mos kete shume debate. Ne perfundim te mbylljes se procesit kryekomisioneri Ristani falenderoi administraten e KQZ-se per punen si dhe vezhguesit e partive politike. Besoj se ketu mbyllet ky proces per kete faze. Me ngelet vetem tju pershendes dhe tju falenderoj ju perfaqesues te partive politike vezhgues te ketyre partive dhe stafin e KQZ-se qe bete nje pune te veshtire por te shpejte dhe korrekte. Me kete falenderim e mbyllim ketu kete pjese tha Ristani. Pas mbylljes se ketij diskutimi vezhguesit e PD-se nuk ngurruan te duartrokisnin duke therritur dhe emrin e kandidatit Basha. Kjo gje shkaktoi reagimin e perfaqesuesit ligjor te PS-se Genc Gjoncaj i cili kerkoi qe ne salle te mbahej qetesi dhe te mos kishte keshtu gjestesh. Por Ristani me ironi iu pergjigj se keta jane mbeshtetesit e PS-se. Gjoncaj kerkoi qe te vihej ne dijeni nga ana e KQZ-se per faktin se kur do te realizohej mbledhja e radhes mbi bazen e te cilit parashikohet qe votat e numeruar ne 11 KZAZ-te te hidhen ne tabelen perfundimtare. Gjate ketyre gjashte diteve jane verejtur shume probleme me kutite e votimit. Ne nje pjese te mire te kutive te hapura mungonte kodi i peste i sigurise i cili vendoset te kapaku siper ku hidhet fleta e votimit. Gjithashtu probleme te tjera lidhen me gjetjet e fleteve te votimit qe nuk ishin te kutise perkatese por te nje qendre votimi tjeter. Mbi te gjitha jane konstatuar kuti te shqyera. Shume flete votimi jane gjetur gjate zarfeve te caktuara ndersa ne disa kuti per shkak te mosmbylljes se plote te kodit te peste dora mund te futej lehtesisht duke terhequr zarfet. Kolegji Zgjedhor urdheroi KQZ-ne qe te niste procesin e numerimit te kutive te 368 Qendrave te Votimit. Gjithsej jane 1797 qe u hapen nga KQZ duke perfshire kater kutite e 11 KZAZ-ve te Tiranes per bashkine e keshillit per kreun e keshillin e minibashkise. KQZ-ja ka numeruar 3100 flete votimi duke numeruar votat per kreun e bashkise se madhe te subjekteve per keshillin bashkiak dhe minibashkite si dhe per kandidatet per kreun e 11 minibashkive. Gjate ketij numerimi jane gjetur 100 vota per PS si dhe 91 vota per PD per keshillin e bashkise se madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›