Komisioneri për zgjerim në BE Fule mbërrin në Tiranë

Komisioneri për zgjerimin e BE-së Stefan Fule ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Në aeroportin e Rinasit Fule është pritur nga ambasadori i Komisionit Europian Helmut Lohan. Në axhendën e komisionerit Fule është përfshirë një takim me kreun e shtetit Bamir Topi në orën 16:00, takim me kryeministrin Sali Berisha dhe prononcim për median në orën 16:30, takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli në orën 17:00 dhe një takim me liderin e opozitës Edi Rama.
Vizita e komisionerit për zgjerimin në Tiranë bëhet në kuadrin e një turi në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar përparimin e secilit prej këtyre vendeve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Vizita e tij merr një rëndësi të veçantë pasi Shqipëria ka aplikuar për statusin e vendit kandidat, por pret edhe vendimin përfundimtar për liberalizimin e regjimit të vizave.