Grabitet exchange tek "Komuna e Parisit"

Vetëm 15 minuta pas se të ndodhte ngjarja e pengmarrjes e cila mobilizoi të gjitha forcat e policisë ka ndodhur një tjetër grabitje në hyrje të Komunës së Parisit. Në këtë pikë exchange janë grabitur rreth 1000 euro me anë të mashtrimit. "Ora News" ishte në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e marra nga dëshmitarët bëhet e ditur se personi i cili ka realizuar grabitjen ka qenë i moshës 35- 40 vjeç. Ai është paraqitur pranë sportelit si një klient i cili dëshironte të thyente lekë dhe më pas duke tërhequr vëmendjen e punonjëses ka grabitur paratë prej bankomatit dhe është larguar midis pallateve. Personi ishte i veshur me xhup lëkure dhe xhinse mbante syze dielli të trasha dhe kishte flokë të zinj. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për të zbuluar grabitësin. Ndërkohë që ngjarjet e fundit kanë mobilizuar forcat e policisë dhe grupet e sigurimit edhe nëpër filialet e bankave të tjera.