E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Bankat e kaluan krizen

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani ne nje takim me anetare te shoqates shqiptare te bankave, duke bere nje permbledhje te ngjarjeve ekonomike te ketij viti deklaroi se sistemi yne bankar e ka kaluar tashme goditjen afatshkurter, por horizonti nuk eshte ende i qarte.
Fullani kerkoi nga bankat te vazhdojne te kreditojne ekonomine, por duke treguar maturine e duhur, ne vleresimin e  cilesise se kredise.“Sektori bankar e perballoi gjendjen e shkaktuar nga terheqja e depozitave ne fillim te ketij viti. Ju duhet te mbeshtesni klientet tuaj dhe te vazhdoni kreditimin e huamarresve te besueshem, Une do te vazhdoj t’jua theksoj kete gje, pasi jam i bindur se keni mundesi reale per ta bere kete ne kushte konkurruese, veanerisht per kredite ne monedhen kombetare”, u shpreh Fullani.Guvernatori u kerkoi bankave bashkepunim me banken e Shqiperise per te siguruar nje treg financiar me te balancuar, pa rrezik dhe te qendrueshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›