E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta në Vlorë, Xhuvani - Berishës: Betejën me komunizmin e fituam 19 vjet më parë

Turi i protestave të Partisë Socialiste vijoi sot në mesditë në qytetin e Vlorës. I shoqëruar nga deputetët e këtij qarku, drejtues të pushtetit vendor Rama ka dale para mijëra qytetarëve vlonjat, ku ka përsëritur gjithe arsyet që e bëjnë këtë pushtet te padëshirueshëm për shqiptarët.

Luiza Xhuvani, deputete e ketij qarku e mori fjalen e para duke iu drejtuar protestuesve me keto fjale:

"Sot, na ndajnë vetëm 13 ditë nga viti i ri. Shqiptarët duhët të ishin duke festuar, por festë nuk ka. Gëzimi është zëvendësuar, fatkeqësisht, nga frika. Frika se viti i ri nuk do të sjellë asgjë të re. Frika se në 2010 Shqipëria, nëse vazhdon të drejtohet nga një Kryeministër që nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së shqiptarëve, do të përballet me të njëjtat probleme, ndoshta edhe më të renda, njësoj si në vitin që lamë pas. Frika se ekonomia do të përkeqësohet edhe më shumë, se numri i bizneseve që falimentojnë do të rritet, se papunësia do të shtohet, çmimet do të shtrenjtohen, varfëria do të thellohet, leku do të zhvlerësohet, fuqia blerëse do të ulët, e bashkë me të do të ulet edhe prodhimi, eksportet, tregtia.

Fatkeqësisht, të gjitha këto mund të ndodhin, pasi Shqipëria sot drejtohet nga një njeri prej të cilit mund të presësh gjithçka. A e dëgjuat si flet nga foltorja e parlamentit? A e keni dëgjuar se çfarë fjalori përdor ky burrë 65 vjeçar, qw ka lënduar pa pikën më të vogël të turpit, gra, nëna, bashkëshorte, fëmijë, motra e vëllezër. Gjuha që ai përdor, fjalët që ai shqipton, shpifjet monstruoze që ky burrë 65 vjeçar sajon, janë të turpshme, për çdo shqiptar. Dhe unë si grua, si nënë, i drejtohem sot Sali Berishës vetëm një fjalë të vetme: Mjaft! Betejën me komunizmin e fituam 19 vjet të shkuara. Mos u sill më ashtu siç silleshe 20 vjet më parë. Mjaft u more me familjet e shqiptarëve, me jetën e kundërshtarëve. Bëhu njëherë të vetme burrë, e shko në gjykatë e prokurori ku të presin mbi 20 akuza civile e penale për të vërtetuar shpifjet e sajesat e tua të ulta".

Emonela Felaj: Është koha për veprim, ndaj hapni kutitë

Ilir Meta që deri para 6 muajsh thoshte se kush bën dialog me Berishën harron Gërdecin, bën mirë të fshihet në kutitë e mbyllura të Saliut dhe jo te dalë me maskën e radhës për të bërë talljen e radhës me votuesit e tij, që e votuan të hiqte Sali Gërdecin jo të bënte bashkë me Saliun, Gërdecët e frikshëm të kutive e të tunelit të Kalimashit, apo Gërdecët e ministrave të tij, me çmimin e energjisë dhe pagesave në spitale. Prandaj i themi Ilirit të Sali Gërdecit lëri bllofet se s'të beson më as lëkura jote. Sot është koha për veprim, ndaj hap kutitë ose largohu bashkë me Saliun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›