E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Skandali i tunelit, ende pa përgjigje

Partia Socialiste edhe një herë ka kërkuar sot një përgjigje për bllokimin e tunelit të Kalimashit. Deputeti socialist, Asllan Dogjani tha se pavarësisht premtimit të Berishës në zgjedhje, sot tuneli gjendet i shembur. "Gjatë fushatës zgjedhore, Sali Berisha u premtoi shqiptarëve se Shqipëria do të lidhte me Kosovën përmes rrugës së kombit. Sot, 6 muaj pas zgjedhjeve, të vërtetën e të cilave Sali Berisha e mban fshehur në kutitë e mbyllura të votimit, tuneli që do të lidhje dy vendet tona, gjendet i shembur", u shpreh ai.
Sipas Dogjanit, tuneli i shembur, rruga e pambaruar, lënia tërësisht pas dore e mirëmbajtjes së rrugës së vjetër, kombinuar kjo me borën, ngricën, varfërinë bën që situata në veriun e Shqipërisë të jetë edhe më e keqe se një vit më parë.
"Festat e fundvitit erdhën dhe ne nuk kemi një përgjigje që e kemi kërkuar, shumë kohë më parë, nga do të kalojne qytetarët kuksianë, qytetarët e Kosovës? A do të hapet tuneli të paktën sa për këto festa", theksoi deputeti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›