E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Ekonomia jone do te vazhdoje te shenoje rritje Eglantina Nasi



"Ndonese ne nje kontekst global gjithnje e me sfidues, ekonomia shqiptare ka vijuar te ruaje parametrat e stabilitetit makro-ekonomik dhe financiar te saj gjate gjysmes se pare te vitit 2012". Keshtu u shpreh dje Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, mbi situaten aktuale ekonomike ne vend. Sipas tij, eshte fakt se gjate ketij viti, inflacioni i cmimeve te konsumit, treguesit e deficitit buxhetor dhe te borxhit publik, por edhe bilanci i pagesave apo gjendja financiare e sistemit bankar, kane rezultuar te qendrueshme apo ne permiresim. "Ne vecanti, sektori financiar i vendit mbetet i mirekapitalizuar, likuid dhe i afte te ushtroje funksionin e tij te ndermjetesimit", - beri me dije ai. Pa e fshehur gjithsesi faktin se gjate kesaj periudhe, ekonomia shqiptare eshte perballur edhe me disa goditje. Te tilla kane qene, per shembull, ato ndaj ofertes, levizjet ne tregjet e brendshme financiare, por edhe nje kerkese e ngadalte e brendshme dhe e huaj. E pikerisht fale ketyre faktoreve, sipas kreut te BSH-se, ne muajt e pare te ketij viti u shenua nje renie e Prodhimit te Brendshem Bruto. Megjithate, ai theksoi bindjen se "me uljen e pritur te tensioneve ne pjesen e mbetur te vitit, ekonomia shqiptare pritet te regjistroje norma pozitive rritjeje". Duke analizuar me tej ne menyre konkrete treguesit makro-ekonomike te vendit gjate kesaj periudhe, Guvernatori ka pohuar se inflacioni mesatar vjetor rezultoi 1.9% ne tremujorin e dyte te vitit. "Inflacioni i cmimeve te konsumit mbetet ne nivele te uleta dhe parashikohet te jete i tille edhe ne periudhen e ardhshme", - beri me dije Fullani. Per te shtuar se respektimi i objektivit te inflacionit, deri ne nivelin prej 3%, i ka sherbyer ne fakt edhe mbajtja ne nivele te uleta e normes baze te interesit, vetem 4.25% deri tani. Referuar me tej te dhenave mbi ekonomine vendase, kreu i BSH-se nuk e ka fshehur faktin qe dinamika e konsumit privat mbetet e ngadalte, duke reflektuar sjelljen e kujdesshme konsumatore dhe rritjen e prirjes per kursim. Sipas tij, eshte fakt edhe se investimet private kane qene gjithashtu te uleta. "Ne prani te potencialeve te lira te prodhimit, bizneset shqiptare kane pare pak hapesira per rritjen e investimeve te tyre ne makineri, pajisje dhe hapesira prodhuese. Ne te njejten kohe, kerkesa e huaj vleresohet te kete pasur nje ecuri te dobet ne kete tremujor, si pasoje e problemeve ne eurozone dhe ne partneret tane kryesore ne tregtine e huaj", - vleresoi ai. Per te perfunduar, se edhe pse me te tilla rezerva ne analizimin e situates aktuale makro-ekonomike ne vend, ekonomia do te kete serish nje gjallerim te saj ne kete periudhe, megjithese te ngadalte. "Banka e Shqiperise gjykon se, pavaresisht situates ciklike te ekonomise shqiptare, perspektivat afatmesme dhe afatgjata te zhvillimit te saj mbeten pozitive. Kjo gje, nder te tjera, deshmohet edhe nga interesimi i investitoreve te huaj per te rritur ekspozimin e tyre drejt ekonomise shqiptare. Ne vecanti, sektoret e ekonomise te cilet lidhen me eksportin, deget e sherbimeve te cilat operojne ne industrine e turizmit, dhe sektori i bujqesise, i cili i sherben tregut vendas dhe atij rajonal, ofrojne potenciale te pashfrytezuara zhvillimi", - perfundoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›