E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Ekonomia mund të hyjë në rreth vicioz, bankat të japin më shumë krediNga TemaEkonomia shqiptare po përjeton një moment të gjatë ngadalësimi, i cili nuk po jep shenja se do të ndalet dhe për më tepër ekonomia mund të zhytet në një situatë më

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Fullani: Ekonomia mund të hyjë në rreth vicioz, bankat të japin më shumë krediNga Tema

Ekonomia shqiptare po përjeton një moment të gjatë ngadalësimi, i cili nuk po jep shenja se do të ndalet dhe për më tepër ekonomia mund të zhytet në një situatë më të vështirë. Guvernatori i Bankës Qendrore të vendit, Ardian Fullani, i shprehu dje këto shqetësime, teksa kërkoi që bankat e nivelit të dytë duhet të jenë shumë më fleksibël, të rrisin sasinë e kredive që japin dhe të mbajnë me likuiditet ekonominë, e cila po vuan nga mungesa e tij. Në thelb, guvernatori i ngriti këto shqetësime, pasi, sipas tij, ekonomia po përballet me vështirësi të mëdha, të cilat po bëhen shumë të vështira për t’u tejkaluar shpejt. Në fokus të tij ishin bankat e nivelit të dytë, të cilat kanë ulur në mënyrë shumë të ndjeshme gatishmërinë për të dhënë kredi, gjë e cila po përkeqëson edhe më mundësitë e ekonomisë për t’u ripërtërirë. Guvernatori tha se biznesi bankar duhet të kuptojë se po ecën në një biznes gjithnjë e më të vështirë. “Gatishmëria juaj për të kredituar ekonominë është ulur dhe Banka Qendrore mendon se mund të hyhet në rreth vicioz, në të cilin mos-kreditimi i ekonomisë çon padyshim në një ekonomi të ngadalësuar dhe që mbetet për një kohë të gjatë në kushte të tilla”, - tha guvernatori. Guvernatori foli me tone kritike ndaj bankave në shumë drejtime, por kërkesa më e qartë ishte ajo e kreditimit të ekonomisë. Ekonomia shqiptare ka rreth një vit që po vuan nga mungesa të qarta për likuiditet, ndonëse pjesa më e madhe e kredive tashmë jepen për likuiditet dhe kreditë për investime kanë zbritur në nivele të papërfillshme. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka qenë funksionari më i lartë shtetëror që gjithnjë ka qenë i pranishëm në shqetësimet publike për krizën në ekonomi dhe për përgjigjen që sistemi bankar po i jep kësaj krize. Ai dhe Banka Qendrore janë ndër përgjegjësit kryesorë të zhvillimeve në vend sidomos të atyre që lidhen me treguesit e sistemit bankar dhe politikën monetare, dhe në këtë kuptim ata thjesht kanë bërë deklarata. Qëndrimi i djeshëm mund të konsiderohet si më i qarti dhe që dëshmon realisht gjendjen në vend. Banka e Shqipërisë nuk është përkrahur shumë në qëndrimet e saj nga institucione të tjera shtetërore, të cilat madje edhe kanë deklaruar të dhëna të tjera duke mos pranuar asfare efektet e krizës ekonomike. Është e qartë dhe këtë e thotë Banka Qendrore se ekonomia shqiptare po kalon një fazë shumë të vështirë në shumë të drejtime, si për sa i takon nivelit të aktivitetit, shfrytëzimit të kapacitete të saj, rreziqeve të kursit të këmbimit, sasisë së investimeve etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›