Fullani Ekonomine shqiptare e pret nje rritje positive
Ekonominë shqiptare e pret pa dyshim një rritje positive, por më e ngadaltë se më parë. Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kjo po ndodh për shkak se qytetarët shqiptarë janë bërë gjithmonë e më të kursyer. Ai ia faturoi këtë prirje, pasigurive të krijuara për shkak të zhvillimeve ekonomike në nivel botëror.
Sipas Fullanit, është positive fakti që gjatë periudhës së fundit janë rritur eksportet dhe ulur importet, fakt që ka çuar në ngushtimin e hendekut tregtar.
Gjatë fjalës së tij, guvernatori Fullani vlerësoi se defiçiti buxhetor ka pësuar ulje.
Ndër të tjera, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi se intitucioni i lartë monetar është në pritje të uljes së mëtejshme të normave të interesit nga bankat, konform politkave lehtësuese monetare të ndërmara. Guvernatori, Ardian Fullani bëri me dije se Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit. Kështu, gjatë një kominukimi me mediat, Guvernatori ka bërë publik raportin mujor të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, bord i cili vendosi që norma bazë e interesit të qëndrojë në shifrën e 4 %.
“Këshilli mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë mendon se kushtet monetare janë të përshtatshme për të siguruar objektivin e inflacionit në një periudhë afatmesme dhe forcon stimulin monetar të kërkesës për rritje ekonomike në vend”, vuri në dukje Fullani, gjatë fjalës së tij.