Llotaria kombetare Kompania austriake informon mbi aktivitetin e saj

Austrian Lotarie: Përvoja jonë më shumë se 25 vjeçare Kompania austriake Austrian Lotetries njofton se tashmë ka marrë konfirmimin zyrtar si kompania fituese e lotarisë kombëtare shqiptare. Në një njoftim për media Austrian Lotarie thekson faktin se mbron të drejtat e të miturve në këtë fushë. “Përpjekjet e “Austrian Lotteries” lidhur me mbrojtjen e të miturve sapo janë shpërblyer me një çmim në samitin e Shoqatës Botërore të Lotarive, në shtator 2012, të mbajtur në Kanada, ku “Austrian Lotteries” iu akordua çmimi "Fushata Ndërkombëtare Promocionale për Përgjegjësinë Sociale të Korporatave" për fushatën më të mirë me moton "Lojërat e fatit nuk janë lojëra fëmijësh", thuhet në njoftim.
Gjithashtu, kompani njofton se aktualisht po zhvillon lotari të ndryshme për tregun shqiptar si Loto, bileta gërvisht e fito, Keno, dhe po planifikon që këto produkte t’i hedhë në treg në fillim të vitit 2013.
"Jemi të lumtur që dosja jonë e aplikimit e bindi Ministrinë e Financave të Shqipërisë. Kemi besimin se së shpejti do të mund t’u ofrojmë shqiptarëve në mënyrë të përgjegjshme lojëra argëtuese dhe emocionuese, të cilat, në të njëjtën kohë, janë të sigurta dhe të besueshme" shprehet Bettina Glatz-Kremsner, anëtare e Bordit të Menaxhimit të “Austrian Lotteries”.
Në njoftimin e kompanisë thuhet se aplikimi gjithëpërfshirës i “Austrian Lotteries” shpërfaq një koncept që lejon një zhvillim novator të tregut, duke ruajtur njëkohësisht parimet e rëndësishme, si qëndrueshmëria, integriteti, siguria dhe përgjegjësia socio-politike. Sipas dosjes së aplikimit, “Austrian Lotteries” mbështetet tek përvoja e saj më shumë se 25-vjeçare dhe njohja e gjerë e tregut të brendshëm, cilësi këto që integrohen më së miri me njohurinë e përftuar nga aktivitetet e suksesshme ndërkombëtare (p.sh. Rusi, Argjentinë, Hungari).