E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri viziton bizneset e SME-ve

Gazeta Shqip

METE

Zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, së bashku me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, zhvilluan dje një vizitë në dy ndërmarrje në Lushnjë dhe Patos. Haxhinasto dhe Gaiani vizituan dy kompani, të linjës së prodhimit të këpucëve dhe mermerit, të cilat janë financuar, për një pjesë të investimeve të tyre, nga linja e kredisë prej 25 milionë eurosh e Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Ministri u shpreh se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme japin një kontribut të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e qeverisë për rritjen dhe zhvillimin e tyre. Gjatë vizitës në këto kompani, ministri theksoi se është e domosdoshme mbyllja e ciklit të prodhimit në Shqipëri, si dhe krijimi i brandeve shqiptare. Aktualisht në vendin tonë operojnë rreth 100 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, që kontribuojnë në mbi 80% të PPB. SME-të përfaqësojnë 99.9% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve dhe mbulojnë rreth 82% të numrit të përgjithshëm të punonjësve.

Ministri viziton bizneset e SME-ve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›