Rinovimi, si nevoje per drejtesine shqiptare
President i Republikes, Kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise
Ky eshte nje cast mjaft solemn, shume domethenes, i cili realizohet per here te pare ne mjediset e Keshillit te Larte te Drejtesise, natyrisht, mbi bazen e ligjit , qe i jep kesaj ceremonie nje kuptim te dyfishte: solemnitetin dhe substancen e ketij procesi kaq te rendesishem, qe ka te beje me funksionimin e sistemit te drejtesise mbi bazen e standardeve te shtetit ligjor, mbi bazen e atyre standardeve qe ne kerkojme cdo dite t'i arrijme, cka do te thote te shteteve ku ne kerkojme cdo dite t'i arrijme; cka do te thote standardet e shteteve ku kerkojme te aderojme. Me lejoni te ndaj me ju kenaqesine e vecante qe jep kjo praktike e re ne vazhden e iniciativave integruese qe shteti shqiptar po demonstron ne arenen nderkombetare, te demonstrojme edhe nje here qe sistemi i drejtesise po operon me mjaft motivacion, me mjaft perkushtim, me mjaft profesionalizem. Besoj se te gjithe jemi te ndergjegjshem qe cdo dite e me shume ne po veme jo vetem interprete te asaj qe kerkojne qytetaret, por te gjithe se bashku, pa perjashtim, po punojme qe te reformojme jo vetem legjislacionin, por te reformojme e te rinovojme te gjithe drejtimin e strukturat e sistemit te drejtesise. Kjo, ne menyre absolute nuk nenkupton nje rinovim duke pasur parasysh heqjen e pervojes; perkundrazi, shteti ligjor ka nevoje per te gjithe. Ai ka nevoje per pervoje, na nevoje per integritet te gjyqtareve, sepse jane ata qe do te vazhdojne karrieren e tyre, po ka nevoje edhe per gjak te ri, per magjistrate te rinj.
***
Perkushtimi ndaj se drejtes eshte pakti i individit me ndergjegjen e tij, qe nuk ka nevoje per ton ceremonial; perkundrazi perkushtimi ndaj se drejtes dhe ligjit ne disa sektore strategjike te funksionimit te shtetit, sikurse eshte drejtesia, eshte pakti i pakthyeshem i individit si me ndergjegjen e vet, ashtu dhe me shoqerine, se ciles ai i sherben. Per shkak te ketij ndikimi te gjere perkushtimi juaj eshte i veshur me solemnitet.
Te nderuar gjyqtare: Duke theksuar edhe nje here rendesine e detyres suaj, e cila rrit ose ul besimin e shoqerise tek i gjithe shteti, eshte shume e rendesishme qe t'i perkushtoni cdo minute te veprimtarise suaj. Nga i gjithe ai proces i gjate i karrieres suaj profesionale nisja eshte shume e rendesishme. Ka shume rendesi si e beni kete nisje. Si cdo njeri tjeter ne nje profesion te ri, si specialist i ri, pa dyshim, qe ka nevoje per kolegjialitet, ka nevoje per mbeshtetje. Une jam i bindur se ju do t'i gjeni keto te koleget tuaj; patjeter do te gjeni perkrahjen e tyre qe sot jane ne strukturen me te larte te organit qe qeveris pushtetin gjyqesor, te Keshillit te Larte te Drejtesise. Nga ana tjeter, ju duhet te dini te bashkepunoni. Kjo ka te beje jo thjesht me vullnetin per te studiuar, por edhe me prirjen e gjithsecilit per ta gjetur kete bashkepunim; keshtu te gjithe se bashku te krijojme fizionomine e vertete te pushtetit gjyqesor. Fusha e veprimit tuaj kerkon disa atribute te padiskutueshme, te cilat krijohen e nderthuren midis filozofise juridike, kultures shoqerore dhe pervojes. Duke iu referuar Profesor Eduard Devit, i cili ne manualin e tij te titulluar "Dhjete urdherimet per gjyqtarin e ri" shikon te nje gjyqtar i mire pikerisht perputhjen e: dinjitetit, miresjelljes, durimit, perpikerise, nje gjyqtar i mire nuk i trembet ndryshimeve nga gjykatat me te larta, per nje gjyqtar te mire nuk ka asnje ceshtje te parendesishme.
Se fundi, por jo me me pak rendesi, do te kerkoja prej jush qe ne punen tuaj te perditshme te veproni me ate qe ne gjuhen popullore quhet "gjykimi i shendoshe". Kjo do te thote se, per te qene te suksesshem, nuk mjafton te jeni studiues te thelle te ligjit, por duhet te dini ta vleresoni ate ne koherence me realitetin. Celesi per te hapur deren e komunikimit te perditshem me publikun gjate proceseve gjyqesore eshte drejtimi praktik. Nje gjyqtar eshte me shume sesa nje teoricien; me pak fjale, eshte shume e rendesishme qe ju te studioni qe ju te merrni kontakt me literaturen, por nga ana tjeter te mos humbni drejtimin praktik, sepse realiteti eshte mjaft kompleks. Ju duhet te dini qe, nepermjet juridiksionit qe keni fituar ne shkolle dhe gjate praktikes se perditshme, te dini ta aplikoni ne praktikat gjyqesore, sepse realiteti dhe shoqeria jane shume komplekse.
* Nga fjala e mbajtur dje ne ceremonine e betimit te gjyqtareve magjistrate