E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Janë ulur të ardhurat në buxhetin e shtetit

Për herë të parë gjatë një konference për shtyp guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, ka deklaruar se të ardhurat buxhetore janë ulur në krahasim me një vit më parë dhe se defiçiti buxhetor është rritur me një shifër të lartë po të krahësohet me një vit më parë. Pikërisht në kuadër të kësaj ai bëri thirrje për të treguar kujdes.
Ndër të tjera guvernatori orientoi edhe sektorët dhe praktikat të cilat do të ndikojnë më tepër në ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit, por dhe përmirësimit të tij.
Nga na tjetër guvernatori përsëri ka pranuar një ngërç në sistemin financiar, mungesë të parave për investitorët dhe ulje të kreditimit nga ana e bankave. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qëndrore, në raportin e nxjerrë për këtë muaj pranonte një ulje afërsisht 5 herë më shumë të portofolit të kredive për muajt janar - qershor, krahasuar me një vit më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›