E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Ngadalësim ekonomik. Kujdes me deficitin

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar sot se në vend vërehet një ngadalësim i zhvillimit ekonomik.

Duke pranuar se ka rënie të të ardhurave, ai këshilloi qeverinë të tregojë kujdes me deficitin buxhetor.

Sipas tij, të dhënat ekonomike në treg sinjalizojnë një ecuri më të moderuar të kërkesës. "Zhvillimet fiskale gjatë 2 muajve të fundit janë minimizuar, ndikuar nga kontributi në rënie i TVSH-së dhe tatimi mbi fitimin", tha ai.

Më tej Fullani ka këshilluar se mbajtja e objektivit afatmesëm fiskal të reduktimit të borxhit publik duhet të jetë udhërrëfyesi i politikës fiskale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›