E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Norma bazë e interesit nuk ndryshon, të përmirësohet borxhi publik

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani nëpërmjet një konference për mediat bëri me dije vendimin më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për të mbajtur të pandryshuar normën bazë të interest.

“Sot Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi raportin mujor të politikës monetare. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3,5%”, tha Fullani.

Sipas tij, gjatë muajit korrik inflacioni ka qënë 1,6%, duke pësuar rënie në krahasim me muajin e kaluar. Kjo është një rënie e përkohshme, u shkaktua nga çmimet e ulëta të cmimeve të stinës”, tha ai.

Guvernatoi shtoi më tej se, rritja ekonomike mbetet e ulët, ndërsa të dobëta janë edhe investimet private. “Burimet e rritjes ekonomike janë të dobëta dhe të pasigurta”, nënvizoi Fullani.

Fullani tha më tej se “Kushtet monetare janë të përshtatshme për përmbushjen e objektivit në një periudhë afatmesme”.

Këshillohet sipas tij, që të ruhet dhe përmirësohet situata e borxhit publik.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›