Shijak vrasje per larje hesapesh policia shoqeron 30 persona Ende asnje autor

Ende asnje autor i dyshuar për vrasjen që ndodhi në Shijak mbremjen e se henes, ku një person u ekzekutua me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Policia e Durrësit shoqëroi për në komisariat 30 persona për të hedhur dritë të hedhin dritë mbi ekzekutimin e 37-vjecarit Elvin Kërtalli, babi i 3 fëmijeve dhe plagosjen e 31 vjeçarit Dorian Zotaj. Pëe të identifikuar autorët u sekuestrua telefoni i viktimës dhe të dëmtuarit sidhe kamerat e sigurisë që ndodheshin në afërsi të zones ku u regjistrua ngjarja.Hetimet e para, flasin për larje hesapesh, pasi dyshohet që Dorian Zotaj, të jetë i përfshirë në një rrjet trafikimi ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe se konflikti me persona të ndryshëm ka nisur gjatë kohës që jetonte në Spanjë e Itali. Një tjetër pistë në të cilën policia po heton është vrasje për gjakmarrje, për shkak se viktima dhe i plagosuri dyshohet të jenë autorë të vrasjes së një shtetasi kosovar në Zvicër, ngjarje e ndodhur në vitin 1999.
Ndaj për të verifikuar veprimtaritë e kriminale të shtetasve prokuroria e Durrësit , nëpëmjet një shkrese zyrtarë do ti drejtohet drejtësisë Ndërkombëtare, për ti vënë në dispozicion dosjen penale. Sipas hetuesve Kërtalli e Zotaj, nuk njiheshin si persona me precedent të mëparshëm penal në vendin tonë.