Vendimet e qeverisë, blihen pullat fiskale për barnat, krijohet zona doganore
TIRANE- Zyra e shtypit të kryeministrisë ka zbardhur vendimet e mbledhjes së sotme të qeverisë. Kështu mësohet se Qeveria vendos blerjen e pullave fiskale për barnat, krijimin e një zone doganore në Vorë.
“Qeveria vendos lejimin e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, si autoritet kontraktues, për kryerjen e procedurës së prokurimit publik me objekt “Blerje pullash kontrolli me element sigurie për barnat dhe aksesorë për shtypjen e tyre”, me fond limit 8 400 000 (tetë milionë e katërqind mijë) lekë”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, ndërsa ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Vendimi tjetër i qeverisë ishte krijimi i zonës doganore të përhershme Tiranë (Vorë-Muçaj), në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.
“Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 71 654 m², sipas planvendosjes bashkëlidhur këtij vendimi”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, ndërsa ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
(m.a/BalkanWeb)