Fullani: Norma e interesit, e pandryshuar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani deklaroi se këshilli mbikqyrës vendosi se norma e interesit bazë do të mbesë e pa ndryshuar pra rreth 5 .25 përqind. Kjo masë vazhdoi Fullani është marrë pasi do të mbajë të qëndrueshëm nivelin e inflacionit në vendin tonë. Pritet gjithashtu që kjo normë interesi të sjellë impulse pozitive në rritjen ekonomike.
Përmirësimi në ekonominë botërore ka qenë pozitiv kohët e fundit vazhdoi Fullani megjithatë përsëri ka shenja të cilat na tregojnë që të kemi kujdes. Një element pozitiv në ekonominë tonë është dhe rritja e të ardhurave me rreth 6 përqind. Ndërkohë që kohët e fundit është vënë re një rritje e kreditimit të bankave të nivelit të dytë në lekë.