E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Klik Ekspo Grup", "Yldon" shfaq produktet

Është çelur në Tiranë edicioni i 16 i panairit " Klik Ekspo Grup", panairi më i madh ndërkombëtar që zhvillohet në Shqipëri ka hapur dyert e Pallatit të Kongreseve ku 800 kompani do të reklamojnë bizneset e tyre deri më datë 30 nëntor. Presidenti i kompanisë "Klik Ekspo Grup' Luan Muhametaj, nëpërmjet një konference ka bërë dhe hapjen e këtij panairi
Në këtë panair rreth 95 për qind e ekspozuesve janë kompani që operojnë jashtë Shqipërisë, pra kompani të huaja. Ndërkohë pjesa tjetër janë biznest më serize që operojnë në vendin tonë.
Një vend të veçantë në këtë panair zë edhe kompania Yldon së bashku me television "Ora News". Zëvendës presidendja e Kompanisë Yldon, zonja Moza Ndroqi, shpjegon se kjo kompani merr pjesë për të pestën hërë në këtë panair ndërsa televizioni prezantohet për të dytin vit rradhazi, tashmë me një performancë më të lartë.
Të gjithë vizituesit e panairit kanë pasur mundësi të shijonë risitë më të fundit të kompanisë Yldon, birrën "Amsteratm" dhe lëngun "Fruktal".
Ky panair pritet të jetë më se i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit, kjo për shkak të prezencës për herë të parë në Shqipëri të UFI-t, ose ndryshe Organizata Botërore e Industrisë së Panaireve. Sipas Presidentit të kompanisë "Klik Ekspo Grup", Luan Muhametaj UFI do të ndihmojë në ngritjen dhe çertifikimin e një qendre panairesh në Tiranë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›