Fullani: Norma e interesit mbetet e pandryshuar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, bëri me dije vendimi e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke theksuar se BSH-ja është vigjilente ndaj situatave inflacioniste.
“Këshilli Mbikëqyrës vendos të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 4.5%. Në gjykimin e Këshillit Mbikëqyrës kushtet janë të përshtatshme për të përmbushur objektivin e inflacionit duke ofruar stimul monetar për mbështetjen e aktivitetit ekonomik në vend”, tha ai. Kreu i Bankës Qendrore, u shpreh se gjatë muajit janar, inflacioni shënoi shifrën e 1.4%, duke shënuar reduktim të lehtë me 0.1% krahasuar me muajin paraardhës.
“Sipas INSTAT ritmet e rritjes së ekonomisë u përmirësuan. Nga ana e prodhimit kjo u mbështet nga industria dhe sektorët e shërbimit. Rritja ekonomike nxitet nga kërkesat e huaja, ndërkohë që kërkesa e brendshme mbetet e ngadaltë”, tha Fullani. Ai tha se gjatë këtij 3 mujori është rritur niveli i eksporteve në vend. Ai shtoi se "është vërejtur një kërkesë e dobët për kredi nga bizneset e individët". Megjithatë, për Fullanin, kushtet monetare janë të përshtatshme për ekonominë shqiptare dhe se ajo është e hapur ndaj fondeve të huaja. /Start/
2012-02-29 15:36