Fullani Privatizmet stimul per ekonomine

Nxitja e rritjes ekonomike varet në mënyrë të konsiderushme nga procesi i privatizimit. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në konferencën me temë “Konkurrenca kundrejt marrjes përsipër së rrezikut nga sektori bankar në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore”, organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Sipas Fullanit, nëse procesi i privatizimeve përfundon me sukses, , atëherë mundësitë fiskale për nxitjen e rritjes ekonomike dhe përmbysja e pritshmërive negative janë të konsiderueshme.
“Mënyra e përdorimit të të ardhurave nga privatizimi duhet të mbështesë jo vetëm objektivat afatshkurtër të rritjes ekonomike, por gjithashtu të ndikoje edhe pritshmëritë e operatoreve ekonomike për një rritje të qëndrueshme të ekonomisë në të ardhmen. Kjo e fundit mund të realizohet nëpërmjet përdorimit të të ardhurave shtesë për uljen e nivelit të borxhit dhe mbështetjen e reformave për ndryshimet strukturore në ekonomi”, ka deklar7uar në këtë konferencë guvernatorit Fullani.
Gjatë fjalës së tij, guvernatori Fullani, ka theksuar se ekonomia shqiptare vijon të përballet me një nivel relativisht të ulët konsumi dhe investimesh private.
“Nga ana tjetër, sistemi bankar dhe financiar i vendit mbetet i shëndetshëm, likuid dhe treguesit e kapitalit paraqiten në nivel relativisht të kënaqshëm. Aktiviteti i sektorit bankar, vijon të mbështetet në mënyrë të fuqishme prej rritjes së depozitave të publikut”, është shprehur ndër të tjera guvernatori I Bankës së Shqipërisë.