Paneta Progresi ne Afganistan ka kushtuar mijera jete njerezish

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Panetta është shprehur se "Progresi në Afganistan ka kushtuar mijëra jetë të humbura dhe do të ishte mirë sikur Presidenti afgan Hamid Karzai të shprehte mirënjohje për këtë sakrificë". Deklarate kjo e cila pritet të tensionojë sërish marrdhëniet mes dy vendeve aleate pas kritikave të fundit të udhëheqësit afgan mbi rolin e prezencës së huaj në vend.
"Ne kemi bërë progres në Afganistan sepse burrat dhe gratë me uniformë aty kanë qenë të gatshëm për të luftuar dhe për të vdekur për sovranitetin e Afganistanit dhe të drejtën e tyre për të qeverisur",u tha Paneta gazetarëve në bordin e avionit nisur drejt Amerikës Latine.
Paneta theksoi se 2.000 trupa amerikane kanë qenë në mesin e atyre që ishin vrarë në luftë, e cila është drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe qeveria në Afganistan. Komentet vijnë vetëm një ditë pasi Karzai tha në një konferencë shtypi në Kabul se Shtetet e Bashkuara po luajnë një lojë të dyfishtë në vendin e tij duke luftuar luftën në fshatrat afgane në vend që të orientohen në Pakistan aty ku terroristët po gjejnë mbështetetje. Tensionet mes Uashingtonit dhe Kabul kanë rritur në javët e fundit, të nxitura pjesërisht nga një rritje në sulmet e brendshme të trupave afgane kundër homologëve amerikane dhe ndërkombëtare, si dhe pasigurinë në lidhje me tërheqjen e forcave ndërkombëtare në fund të vitit 2014.