Fullani: Rritje positive të ekonomisë, inflacioni është ulur

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka pasur një rritje positive ndërsa ka shtuar se inflacioni ka pësuar rënie gjatë këtij tremujori.
Ndërsa ka paraqitur raportin mujor të politikës monetare Fullani ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka pasur trend pozitiv zhvillimi dhe se inflacioni do të mbetet brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë gjatë një periudhe afatmesme.
Gjithashtu guvernatori Fullani ka deklaruar se BSH-ja do ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në kuotën prej 5.25 përqind.