E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati: Kolegji të udhëhiqet nga ligji, t`i bëjë ballë presioneve

Partia Socialiste ka kërkuar sot nga Kolegji Zgjedhor që të vendosë drejtësi ndaj vendimeve që mori KQZ për zgjedhjet vendore të 8 Majit.
 

Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Ditmir Bushati tha se kolegji duhet të udhëhiqet nga ligji dhe të mos dorëzohet nga presionet e pushtetit. Sipa Bushtati edhe apeli i ndërkombëtarëve është që ky institucion të vendosë drejtësinë.
 

“Manipulimi në tavolinë i rezultatit për Tiranën nuk është fundi i procesit. Ne bashkohemi me apelin e komunitetit ndërkombëtar që Kolegji Zgjedhor me punën e tij ka detyrim para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve të vendosë drejtësi aty ku KQZ-ja shkeli vulletin e popullit dhe thirrjet e ndërkombëtarëve. Kolegji zgjedhor ka përgjegjësi historike për ti kthyer sovranit dinjitetin dhe Shqipërisë perspektivën europiane” theksoi Bushati
 

Deputeti socialist tha gjithashtu se anullimi i vizitës nga ana e Presidentit të Komisionit Europian Barroso, qendrimet e qarta të BE-së të shprehura nga Baronesha Ashton dhe Komisioneri për Zgjerimin Fule, “tregojnë se Shqiperia në vjeshtë do të humbë një tjetër shans për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, në rast se paligjshmëria që dominon procesin zgjedhor nuk ndalet nga një vendimmarje në përputhje me kuadrin ligjor ekzistues dhe gjetjet e raportit të ODIHR-it”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›