E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Rritje pozitive, por nën potencial

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duke njoftuar se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar, bëri një analizë të treguesve të ekonomisë, që sipas tij shenon rritje pozitive, por mbetet nën potencial.

Keshtu, guvernatori Ardian Fullani deklaroi se norma do te mbetet 4.75%, ne perputhje me përmbushjen e objektivit per inflacionin duke mundësuar kushte monetare te pershtatshme per zhvillimet e aktivitetit ekonomik ne vend.

Analiza e treguesve mbështet vlerësimin për rritje pozitive, por nën potencial. Konsumi dhe investimet private vazhdojnë të kenë ecuri të ngadaltë, rritja e prodhimit është nxitur nga industria dhe shërbimet, ndërsa ndërtimi vuan kërkesën e ulët- tha Fullani gjatë një konference për shtyp.

Sipas tij, inflacioni u formua nga rritja e cmimeve të ushqimeve dhe mallrave të konsumit jo ushqimor, kurse artikujt e tjerë të shportës kanë pasur norma të ulëta inflacioni. Në total sipas tij, është shënuar reduktim progresiv i presionit inflacionit.

Fullani ka theksuar se ecuria e ngadaltë e konsumit ka ndikuar tendencën për rritjen e  kursimit në familjet shqiptare. ,bankat, sipas tij raportojnë kërkesë të zbehtë për kredi konsumatore, ndërkohë që konsumatorët kanë hezituar në blerje të  mëdha gjatë vitit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›