Korçë, 15 vite burg për babanë tutor
Gjykata e rrethit Gjyqësor në Korçë, ka dhënë masën e dënimit për babanë tutor me 15 vite burg.
Bëhet fjalë për shtetasin Pëllumb Mullaj, i cili akuzohej pasi shfrytëzonte dy vajzat e tij të mitura, përkatësisht 8 dhe 10 vjeç për ushtrim prostitucioni. Në pranga ranë dhe 4 klientët që kryenin marrëdhënie seksuale me vajzat në mënyrë sistematike. Ata janë Andrea Nameti, 69 vjeç dhe Skënder Korollarin, të cilët janë dënuar me 15 vite, ndërsa për Nevruz Kollani, 82 vjeç dhe Ndoci Koçi, 86 vjec, Gjykata vendosi 10 vjet burg për secilin.
Duke iu referuar policisë, babai i çonte vajzat tek klientët në moshë të madhe kundrejt një pagese të caktuar. Shfrytëzimi, kishte nisur pas divorcit me gruan e tij. Mullaj kishte nisur shfrytëzimin e minoreneve që në vitin 2004, kur vajzat kanë qenë në moshën 8 dhe 10 vjeç dhe ka vazhduar deri në vitin 2006.