Pacolli: Rivendosje e drejtësisë nëse bëhem president

Behxhet Pacolli
Kryetari i AAK-së dhe zv.kryeministri i parë i qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli shprehur se do ishte rivendosje e drejtësisë, rikthimi i tij në postin e Presidenti. Në zgjedhjet e ardhshme për president Pacolli thotë se ka dhe mbështetjen e koalicioni qeverisës.
Unë e konsideroj angazhimin tim brenda institucioneve të Kosovës si një të vetëm e të pandërprerë, pavarësisht rolit. Por do ishte rivendosje e drejtësisë, do ishte maksimizim i efekteve të punës sime në dobi të Kosovës nëse unë do rikthehesha në atë detyrë të lartë. Shumë zhvillime pozitive do të nisnin me atë rast. Partneri ynë duhet dhe e ka kuptuar këtë, është shprehur Pacolli.
Ai ka nënvizuar se në Shqipëri shumë qytetarë janë habitur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për largimin e tij nga posti i Presidentit pasi zgjedhja ishte anti-kushtetuese.
Kreu i AAK-së shprehet se si kryetar i shtetit do të mund të kontribuonte më shumë në njohjet e reja për pavarësinë e Kosovës. Në detyrën e zv.kryeministrit Pacolli thotë se ka sjellë 13 njohje të reja.