E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani kundershton Autoritetin e Konkurrences

Guvernatori i Bankes se Shqiperise ka deklaruar dje se sistemi bankar ne vend eshte i mirekontrolluar dhe se nuk ka asnje anomali per sa i perket konkurrences. Ai kundershtoi raportin e Autoritetit te Konkurrences ne lidhje me veprimtarine e bankave te nivelit te dyte duke i cilesuar ato si shume korrekte. Une konfirmoj qe sektori bankar shqiptar eshte sektori me i mirekontrolluar me i mirembikeqyrur eshte taksapaguesi me i rregullt dhe njekohesisht eshte nje sektor llogaridhenes dhe transparent - tha Fullani duke dhene ne kete menyre pergjigje perfundimeve te vrojtimit te Autoritetit te Konkurrences.

Per sa i perket tarifave kreu i BSH-se theksoi se ky autoritet ka ndermarre nje sere masash per rregullimin e tyre ne rastet kur ka vend per permiresime. Nga ana tjeter Shoqata e Bankave thekson se tarifat e aplikuara ne Shqiperi nuk jane me te larta se ato te rajonit madje ne mjaft raste edhe me te uleta. Disa dite me pare Autoriteti i Konkurrences kerkoi ngritjen e nje autoriteti te posacem per mbikeqyrjen e tarifave qe aplikojne bankat per sherbimet.

Kjo kerkese vjen ne kohe kur pas nje vezhgimi te kryer ne bashkepunim me ekspertet e BSH-se konkurrenca kishte dale ne perfundimin se bankat nuk jane transparente me qytetaret ne lidhje me tarifat qe aplikojne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›