Krisma armesh per femra ne treg
Perleshje me arme per femrat ne qender te Tiranes ne mes te tregut cam. Ish-polici i RENEA-s shmang vrasjen duke i bllokuar armen 21-vjecarit nga Tirana.
Ngjarja ndodhi dje ne mesdite ne rrugen ameria kur Esqerim Ozuni 21 vjec pas nje grindjeje me Serxhio Kananin po 21 vjec tentoi te vriste kete te fundit me nje pistolete te markes TT e cila u shkrep dy here por pa shkaktuar te lenduar apo te plagosur.
Dyshimet e policise ne lidhje me ngjarjen flasin per nje konflikt mes dy personave qe mendohet te kete zanafillen gjate dites se djeshme pasi autori i dyshuari i krimit pretendonte se personi tjeter kishte ngacmuar nje nga vajzat qe ndodhej me te ne krah kur ky i fundit po ecte prane ne rrugen e tregut cam perballe Postes se Shqiperise. Nderkaq pas ngjarjes policia arrestoi te dyshuarin e krimit me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.
Ngjarja
Mesditen e djeshme rreth ores 1330 Esqerim Ozuni ka qene duke pire nje kafe me nje vajze ne nje lokal ne katin e dyte prane Postes.
Ne kete kohe nga shkolla e mesme e nates Kostandin Kristoforidhi kane mbaruar mesimin nxenesit qe ndjekin mesimet aty dhe mes te cileve edhe nje vajze qe eshte bashkuar me Ozunin dhe vajzen tjeter qe ndodhej me te ndersa kishin dale nga kafja.
Ne kete kohe ne trotuar ndodhej edhe Serxhio Kanani qe sipas deshmitareve ka leshuar nje pasthirrme qe sipas deshmitareve te ndryshem ne vendin e ngjarjes e ben gjithmone ne menyre te zakonshme pa ndonje qellim. Ky veprim i Kananit nxehu Ozunin i cili debatoi fillimisht me fjale me Kananin por me pas u largua per pak momente.
Me pas ai u rikthye me nje pistolete ne dore ndersa po mundohej ta mbushte dhe per te qelluar. Pasi sipas deshmitareve ka qelluar dy here ndersa tentonte te qellonte ne drejtim te Serxhio Kananit.
Ne kete kohe nje ish efektiv i forcave te RENEA-s qe ndodhej rastesisht aty nderhyri per ti bllokuar armen 21-vjecarit Ozuni.
Menjehere i ka bllokuar doren dhe nepermjet teknikave qe ai perdorte shume vite te shkuara ne repartin special i bllokoi atij pjesen e pistoletes qe luan rolin e shulit te saj ndersa i shtrengoi doren.
Kjo detyroi Ozunin te leshonte armen dhe te tentonte te largohej. Nderkohe sherbimet e patrullave te komisariatit nr.3 i mberthyen krahet atij duke i vene prangat te cilat heren e pare ai rezistuan mberthimit por me pas blute e prangosen me force.
Menjehere ai u dergua ne komisariatin nr.3 ku edhe iu komunikua akuza e tentatives se vrasjes dhe e armembajtjes pa leje. Policia sekuestroi armen e krimit nje kreher me pese fisheke si dhe dy gezhoja te qitura prej saj.