Fullani, percan opoziten, merr edhe votat e PS Rozeta Rapushi
Ardian Fullani do te jete Guvernator i Bankes se Shqiperise edhe per shtate vjetet e ardhshme, madje, edhe me vota te Partise Socialiste. Ndonese kreu i opozites, Edi Rama, tha prere, nje jave me pare, se grupi socialist do te votoje kunder kesaj kandidature, ky qendrim nuk vlejti per deputetet socialiste, Arben Malaj dhe Ben Blushi. Dy deputetet socialiste dhane voten pro Ardian Fullanit, per nje mandat te dyte, si Guvernator i Bankes se Shqiperise, nderkohe qe socialisti Eduard Shalsi, abstenoi. Fullani u miratua keshtu, ne seancen e djeshme, si Guvernator i Bankes se Shqiperise me 75 vota pro. Ai u propozua si kandidature per te marre nje mandat te dyte ne kete post nga kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e qeverise. Por, vetem pak momente nga dekretimi i emrit te tij edhe nga Presidenti Bamir Topi, kreu socialist, Edi Rama, e cilesoi si kandidaturen me te deshtuar per kete post. Madje, socialistet e akuzojne Fullanin si te nenshtruar ndaj qeverise. Por, pavaresisht kritikave dhe qendrimeve te socialisteve, Fullani mori dje mbeshtetjen e shumices se Kuvendit, per te qendruar edhe per shtate vite ne kete post, edhe me vota te rrjedhura nga vete grupi socialist. Ai eshte guvernatori i pare qe merr dy mandate rresht dhe drejton Banken e Shqiperise ne dy qeverisje te ndryshme. Ardian Fullani eshte diplomuar ne Fakultetin Ekonomik Dega Finance dhe ne Fakultetin Juridik, prane Universitetit te Tiranes, perkatesisht ne vitin 1977 dhe ne vitin 1991. Fullani ka nje pervoje te gjere ne fushen e sektorit bankar, brenda dhe jashte vendit. Ajo i ka fillesat ne Banken e Shtetit Shqiptar, ne vitin 1985, si Zevendesdrejtor i Departamentit te Jashtem ne periudhen 1987 - 1990 e me pas, ne Banken Tregtare Shqiptare, si Drejtor i Departamentit te Jashtem, deri ne vitin 1992. Ai eshte anetar i Keshillit Mbikeqyres dhe Guvernator i Bankes se Shqiperise, qe prej muajit Tetor te vitit 2004.