Dy aksidente jane regjistruar ne Lezhe dy te vdekur
Dy aksidente të rënda janë regjistruar në Lezhë, si pasojë e të cilëve kanë humbur jetën dy persona, njëri prej të cilëve është një fëmije 13-vjeçar.
Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin Ishull-Shëngjin, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën Simon Nikolli 40-vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë janë ndihmuar nga një banor i zonës, i cili i ka transportuar menjëherë për në spital.
Në aksidentin e dytë, një furgon ka përplasur për vdekje një 13 vjeçar.
Policia e Lezhës ka arrestuar drejtuesin e furgonit, Emiljano Kasneci.