E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku Basha viziton ne spital Princin Leka i Pare

Gjatë pasdites së të enjtes, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka qenë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të vizituar pretendentin për fron, Princin Leka i Parë.

Mjekët e e siguruan kryebashkiakun Basha se gjendja e princit Leka i Parë është e qëndrueshme dhe se po bëhet ç’është e mundur për përmirësimin e tij.

Princi Leka i Parë u shtrua dy ditë më parë në spitalin “Nënë Tereza” pas komplikacioneve në frymëmarrje dhe gjendet i shtruar në repartin e reanimacionit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›