E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fumio Kishida, rizgjidhet kryeministër i Japonisë

Parlamenti i Japonisë sot rizgjodhi Fumio Kishida-n për kryeministër pasi partia e tij Liberal Demokratike (PLD) doli fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në vend të mbajtura muajin e kaluar.

Kishida, njëherësh dhe udhëheqës i PLD-së, u zgjodh si kryeministri i 100-të më 4 tetor para shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Seanca e posaçme e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit japonez u thirr të martën për të rizgjedhur Kishida-n, raportoi “Kyodo News”.

PLD pati mbështetjen e partisë së vogël të koalicionit ‘Komeito’ në Parlament.

“Në një periudhë të shkurtë kohore, qeveria ka shtyrë përpara politikat me shpejtësi”, tha sekretari i përgjithshëm i kabinetit, Hirokazu Matsuno.

Partneret e koalicionit u dakorduan të japin para dhe bono në vlerë 886 dollarë për të gjithë fëmijët e moshës 18-vjeç ose me të vegjël pasi vendi po lufton me ekonominë e saj të dobësuar për shkak të pandemisë së COVID-19./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›