Qeveria miraton shpronësimet për projektet infrastrukturore në Vlorë, Patos e Roskovec

Qeveria miratoi sot 3 vendime për shpronësimet e banorëve që preken nga projektet infrastrukturore konkretisht në Vlorë, Patos dhe Roskovec. Ministrja e infrastrukturës dhe energjisë deklaroi se ka nisur një reformë e thellë në sektorin e ujësjellësve që do të përfundojë brenda 12 muajsht. “Në Roskovec është pjesë e strategjisë për të investuar në të gjithë ujësjellësit në Shqipëri. Ne kemi nisur një reforme të thellë të sektorit që do të përfundojë brenda 12 muajsh dhe do të nis një mënyrë të re menaxhimi. Fondet e i investuara në sektorin e ujit kanë rritur kushtet teknik të ujësjellësve, por nuk janë indikatorët që ne prisnin pas punës dhe shumës të madhe të investuar. Pa cenuar pushtetin vendor, por duke pasur parasysh që shërbimet cilësore janë prioritet dhe do të nisim reformë për sektorin e ujit për të rritur menaxhimin në secilin bashki”, deklaroi ministrja në prononcimin për mediet pas mbledhjes së qeverisë.