E Diel, 1 Nëntor 2026

Fund tragjik për një burrë, vdes pasi ra nga çatia

Ferizaj, 25 Gusht 2011 NOA Fund të dhimbshëm për jetën e një kryefamiljari në Kaçanik pasi duke krye punime në banesën e tij ra dhe u plagos fatalisht.

Incidenti tragjik ndodhi dje në orën 15.15 në fshatin Sopanicë të Kaçanikut, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Viktima është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie në të cilën ishte duke punuar. Si pasojë e rënies në tokë nga një lartësi dhjetë metra, ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pasi është dërguar në QKUK-Prishtinë ka ndërruar jetë.

Policia tha se trupi i pajetë është dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.

a.b/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›