Një shtetas serb gjendet i vdekur, ngjarje aksidentale
Zubin Potok, 25 Gusht 2011 NOA Një shtetas serb u gjet i vdekur dhe policia e klasifikon ngjarjen si aksidentale.
Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se dje në orën 11.30, në fshatin Gjurovicë në Zubin Potok, viktima mashkull serb derisa ishte duke punuar ne shtyllën elektrike është lënduar dhe si pasojë e lëndimit ka vdekur.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe ekipi i mjekëve. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i cili ka lejuar që trupi i pajetë tu jepet familjarëve.
a.b/NOA