E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi i 2008, gjysma e popullsise ne qytete

Nga fundi i ketij viti, gjysma e popullsise se botes, do te jetoje ne qytete per te paren here ne histori, bene te ditur Kombet e Bashkuara, ne nje raport te nxjerre dje. Nga viti 2050, sipas raportit 6 .4 miliard njerez do te jetojne ne qytete, me shume se 3.3 miliarde njerez qe jetojne aktualisht. Numri i popullsise pritet te rritet ne 9.2 miliarde banore, nga 6.7 miliard qe eshte aktualisht.
Rajonet me te zhvilluara te botes, Europa, Amerika e Veriut dhe Oqeania, kane me shume njerez ne qytete se ne fshatra, ne raport me Ameriken Latine, Karaibe, Afrike dhe Azi, numri i banoreve te te cilave, perben pjesen me te madhe te popullsise ne bote. Ndersa urbanizimi rritet, numri i pergjithshem i popullsise qe jeton ne zonat rurale ne nivel boteror, pritet te pesoje renie brenda nje dhjetevjecari dhe do te bjere ne 2.8 miliard njerez ne vitin 2050, nga 3.4 miliard njerez ne vitin 2007, njofton raporti i Kombeve te Bashkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›