E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti:"Sistemi i ri, Rama po shet zgjedhjet"

Levizja Socialiste per Integrim nuk resht se akuzuari kryetarin e PS-se, Edi Rama, per shitje te zgjedhjeve. Nenkryetari i kesaj partie, Dritan Prifti, ndalur te reforma zgjedhore, vuri ne dukje faktin se "sistemi i ri qe po gatuhet eshte nje sistem zgjedhor, qe nuk e respekton voten popullore dhe perseri lidershipi i PS-se po gabon, duke i shitur zgjedhjet". Gjithashtu, sipas tij, nuk do te pranoje me asnje ftese per bashkepunim me PS-ne. "LSI tashme e ka zgjedhur rrugen e vet. Ne kemi iniciuar nje koalicion te ri te se majtes shqiptare. Zoti Brace nuk ka ndonje tager per t'i bere ndonje ftese LSI-se, sepse ftesat behen me propozime konkrete", vleresoi Prifti. Sipas te cilit, per sa i takon ceshtjes se listave te hapura apo te mbyllura, LSI eshte per te respektuar listat e hapura, sepse mendon se nuk mund te marre nje vendim me te mire nje kryetar partie sesa elektorati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›