E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefa:"Mbeshtetesit e Nanos, vetem ne PS"

"Levizja e deputeteve perkrahes te ish-kryetarit socialist, Fatos Nano, nuk ka marre asnje vendim per t'u bashkuar me forca te tjera politike". Nje fakt i tille u be dje i ditur nga vete deputetja socialiste, Rajmonda Stefa, e cila eshte njera nga perkraheset, per me teper dhe pjesetare e kesaj levizjeje. Ndalur ne deklaratat e ardhura pergjate ketyre diteve per nje shkeputje te ketij grupi drejt LSI-se, deputetja Stefa shpjegoi se "ky grupim deputetesh, ne fakt sherben per te forcuar Partine Socialiste dhe jo ndonje parti tjeter. Cdo deklarate ne emer te deputeteve pro Nanos ne kete amulli te krijuar ne gjirin e opozites, eshte spekulim". Por, nderkohe, drejtuesi i Levizjes per Politike Institucionale, Petro Koci, eshte shprehur ne mbeshtetje te nismes se LSI-se, per krijimin e koalicionit te ri "E majta per Integrim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›