Fundi i 2011, Sao Tome njeh Kosovën
Sao Tome bëhet shteti i 86-të që njeh zyrtarisht Republikën e Kosovës në këtë mbyllje të vitit 2011-të. Nota verbale për këtë njohje pritet të faktohet në ditët në vazhdim.
Ndërkohë zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli ka deklaruar se edhe një shtet tjetër e ka njohur Kosovën, por ai do të bëhet publik pas ardhjes së notës verbale.
Sao Tome përbëhet nga dy ishuj dhe ka 200 mijë banorë.