Fundi i Special One Mourinho iken ne fund te sezonit

Ai nuk është më “Special One”. Jose Mourinho nuk e kishte parashikuar që emri tij do të ishte kaq i lakuar kur ende nuk ka përfunduar sezonin e tij të parë me Realin e Madridit, por aventura spanjolle e teknikut portugez duket se ka ardhur në fund.
Mourinho u transferua me bujë te ekipi madrilen, pas suksesit të trefishtë me Interin një vit më parë, ndërsa objektifvi i tij ishte t’i jepte fund dominimit të Barcelonës në Primera Division. Asgjë e tillë nuk ndodhi, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës pret të zyrtarizojë titullin kampion, ndërsa është në garë për të fituar edhe Ligën e Kampioneve pasi eliminoi pikërisht Realin e Madridit në gjysmëfinalen e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian.
Mourinho mund të ngushëllohet vetëm me fitimin e Kupës së Mbretit, por duket se kaq nuk i mjafton një klubi që është mësuar me triumfe më të mëdha madje duke i arritur ato me një lojë spektakolare. Kjo e fundit nuk hyn në idenë e Mourinho për futbollin, duke e larguar më tej portugezin nga stoli i Realit të Madridit.
Sipas mediave spanjolle, “Special One” mund të largohet në fund të këtij sezoni, ndërkohë që vetëm Florentino Perez kërkon qëndrimin e trajnerit. Gjithsesi, në pritje të zyrtarizimit në lidhje me të ardhmen e Mourinhos shtypi iberik ka nisur të nxjerrë dhe emrat e pasardhësve të tij të mundshëm, ku në krye të listës qëndrojnë Carlo Ancelotti dhe Rafael Benitez.
Nertan Prifti