Fundi i botës, Franca druhet nga vetëvrasjet masive

Bugarach
Qeveria franceze është paralajmëruar nga rreziku i vetëvrasjeve masive në vend nga njerëzit që mendojnë se vitin tjetër është fundi i botës.
Bugarach, një fshat në jug të Francës, ka tërhequr vëmendjen e organizatave qeveritare që monitorjnë aktivitetin e kulteve sekrete.
Bugarach mendohet se do jetë i vetmi vend në botë që do të mbijetojë ndaj apokalipsit, që pritet të ndodhë më 21 dhjetor 2012 sipas një profecie të majave.
Kjo teori po përqafohet gjerësisht në Francë, ndaj është shtuar rreziku i vetëvrasjeve. Pronat në Bugarach kanë nisur të shiten dhe çmimet janë rritur.