Melinda me Adelinën
Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 15:51
Konkurrentja kosovare në “American Idol”, e cila ishte skualifikuar nga Jennifer Lopez në këtë emision, ka gjetur kohë të bëjë një fotografi me këngëtaren kosovare Adelina Ismaili.
Melinda, e cila këndon një zhanër të muzikës pop, ishte eliminuar në dyshe në “American Idol”, kurse tani këngëtarja është duke kënduar edhe këngë të Louis Armstrong përderisa është në kontakte me një kompani amerikane për incizimin e një kënge.
Por, Ademi më sa shihet nuk i harron këngëtarët kosovarë dhe vizitën e Adelinës në SHBA e ka shfrytëzuar për këtë foto.