E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka mashkull për Agnesën

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 14:16

Pavarësisht thashethemeve se ka qenë në një lidhje me italianin Simone, partnere me të në “Dancing with the Stars”, nga ku edhe u eliminuan, bukuroshja kosovare Agnesa Vuthaj ende vazhdon të thotë se nuk e ka gjetur mashkullin e saj ideal.

Ajo gjatë një interviste për Telegrafin ka thënë se ende nuk e ka moshën e caktuar dhe se ende nuk e ka gjetur personin e duhur.

“Kam edhe shumë muaj deri më 26 dhe nuk e kam të paracaktuar vitin apo moshën kur do t’i jap fund beqarisë. Mjafton të takoj personin e duhur dhe të jemi të gatshëm të kurorëzojmë lidhjen tonë”, ka thënë Vuthaj.

Gjatë gjithë pjesëmarrjes së saj në “DWS”, Agnesa dhe Simone ishte thënë se janë të dashuruar, për shkak edhe të afrisë, përderisa Agnesa vazhdonte të hidhte poshtë lidhjet me italianin.

Edhe në këtë bisedë për agjencinë kosovare, Agnesa thotë se ka raporte shumë të mira shoqërore më të, kurse thotë se preferon që të lidhet me një shqiptar dhe jo me një të huaj.

“Unë qëndroj pas asaj se i dashuri im preferoj të jetë shqiptar. Me Simonen mund të them që kemi qenë partnerë në skenë, por nuk kemi menduar të jemi të tillë edhe në jetë. Vijmë dhe do kthehemi në vende të ndryshme dhe asnjëri nga ne nuk e kishte menduar idenë e një lidhjeje”.

“Është diskutuar shumë në media, fansat tonë të DWS kanë dashur shumë që ne të lidhemi, por nuk kishim qëllime të tilla. Porse jemi miq shumë të mirë dhe kemi plane për bashkëpunime tjera”, ka thënë Agnesa.

Meshkujt frikësohen

Agnesa kishte thënë më parë në një intervistë për Express se meshkujt shpeshherë ia kanë asaj frikën dhe ndoshta kjo është një arsye pse ata kanë frikë që t’i afrohen asaj.

“Meshkujt shqiptarë ndonjëherë u frikësohen vajzave që kanë emër”, kishte thënë Agnesa për Express.

Ndryshe, Agnesa dëshmoi se di të jetë edhe valltare, ndërkaq më përpara e kishte provuar edhe aktrimin. Ndoshta më vonë do të provojë të bëhet edhe këngëtare, kurse ka kryer edhe punën e zëdhënëses.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›