E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundi i historisë së Batmanit do të jetë fantastik

Regjisori i filmit "Dark Knight Rises", Christopher Nolan, zbulon se pjesa e tretë e trilogjisë së Batmanit, në mënyrë të përsosur do të rrumbullakojë historinë e pasanikut Bruce Wayne, i cili maskohet për të luftuar krimin.

Në një intervistë për revistën "Total Film", Nolan tha se në filma gjithmonë u përpoq të përqendrohet në zhvillimin e karakterit të Batmanit, të cilin shumë mirë e aktron Christian Bale.

“Historia ime në lidhje me superheroin legjendar bazohet gjithmonë në Bruce Wayne. Në filmin e fundit, shikuesit i kemi lënë në mëdyshje, kur bëhet fjalë për historinë e tij, ndërsa me filmin e tretë, jemi munduar që ta përfundojmë atë. Kemi xhiruar një fund madhështor për të cilin tashmë shumë vite ne po mendojmë dhe jemi të lumtur për mënyrën se si e dërguam deri në fund tërë këtë histori”, ka thënë Nolan.

"Dark Knight Rises" arrin në kinematë botërore më 20 korrik dhe do të jetë pjesa e tretë dhe e fundit e trilogjisë, në regji të Christopher Nolan. Për të tretin dhe me shumë gjasa të fundit, në rolin e Batmanit ne do të shohim Christian Bale, ndërsa Liam Neeson do të kthehet si Ra's Al Gul dhe Anne Hathaway do të aktrojë femrën mace.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›