Fundi i luftërave, ndoshta i mundshëm
Shkenca
Një studim sociologjik konsideron mundësinë për paqe në botë si realiste
Ne kemi parë gjithnjë e më pak luftëra mes vendeve të ndryshme që nga viti 1945 dhe kjo gjë i ka çuar disa shkencëtarë të mos shohin arsye për të dyshuar se lufta mundet të zhduket një ditë si një akt i tmerrshëm. Psikologu Steven Pinker i Universitetit të Harvardit mendon se është tërësisht e imagjinueshme që luftërat mes vendeve të zhduken, njësoj siç janë zhdukur ankandet e skllevërve, burgjet e borxhlinjve apo zakone të tjera barbare. Ai argumenton se megjithëse ka dhunë me bollëk nëpër botë sot dhe ka më shumë mënyra për të vrarë njëri-tjetrin, ne kemi parë gjithnjë e më pak luftëra mes vendeve që nga viti 1945. Jo vetëm që lufta është në nivelin më të ulët në të gjitha kohërat, por edhe normat e vrasjeve janë shumë më të ulëta nga sa kanë qenë në Mesjetë, ndërsa çështje të tilla si dhuna në familje nuk shihen më si të pranueshme.
Në një samit në San Françisko, psikologu tha se njerëzimi është sot shumë më pak i predispozuar për të qenë i dhunshëm dhe shumë më tepër i prirur për paqe. Ka disa pjesë të trurit që na nxisin të kryejmë akte të dhunshme, të tilla si hakmarrja apo ndjenjat e tribadizmit apo dëshira për dominim. Por nën të njëjtën kafkë ka edhe motive që na përmbajnë nga dhuna dhe na shtyjnë të gjejmë zgjidhje përmes bisedimeve të oreksit tonë për beteja dhe për fitore.
Fundi i luftërave, ndoshta i mundshëm burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip