SHBA thellohet skandali Petraeus
Komandanti kryesor amerikan në Afganistani forcave ISAF, gjenerali Xhon Allen, raportohet se është duke u hetuar për siç thuhet ”komunikim të papërshtatshëm” me një grua, e cila gjendet në qendër të skandalit ku përfshihet ish drejtori i CIA-s, David Petraeus. Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes thanë se hetuesit kanë zbuluar mijëra faqe komunikimi në mes të Allen-it dhe Jill Kelley-t në mes të viteve 2010 dhe 2012. Kelley thuhet se ka marrë e-maile kërcënuese nga Paula Broduell, gruaja me të cilën Petraeus kishte një marrëdhënie jashtëmartesore. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta tha në një deklaratë se emërimi i Allen-it për të udhëhequr komandën qendrore dhe të bëhet komandant suprem i forcave aleate në Evropë “është ngrirë”, derisa të përcaktohen faktet relevante. Allen ka zëvendësuar Petraeus-in si komandant kryesor amerikan në Afganistan, në korrikun e vitit 2011.